Kosova e mëson kundërshtarin në Europianin e CS2, përballet me Lituaninë në çerekfinale - Gazeta Express
string(86) "kosova-e-meson-kundershtarin-ne-europianin-e-cs2-perballet-me-lituanine-ne-cerekfinale"

Futboll

Gazeta Express

11/07/2025 11:45

Kosova e mëson kundërshtarin në Europianin e CS2, përballet me Lituaninë në çerekfinale

Futboll

Gazeta Express

11/07/2025 11:45

Ekipi i Kosovës në Counter-Strike 2 ka arritur kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Europian që po mbahet në Prishtinë në sallën “1 Tetori”.

Triumfet ndaj Çekisë 2:0 dhe Danimarkës 2:1 me përmbysje, ia siguruan Kosvoës një vend në tetë skuadrat më të mira të Europës dhe duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e parë.

E në çerekfinale, Kosova do të përballet me Lituaninë që u pozicionua e dyta në grupin D.

Kjo ndeshje luhet nesër me fillim nga ora 14:30, shkruan Gazeta Express.

Nesër po ashtu luhen edhe gjysmëfinalet nga ora 21:30, ndërsa finalja e madhe zhvillohet të dielën në mbrëmje.