Kosova e luan sot ndeshjen e madhe ndaj Polonisë - Gazeta Express
string(48) "kosova-e-luan-sot-ndeshjen-e-madhe-ndaj-polonise"

Kosova e luan sot ndeshjen e madhe ndaj Polonisë

Sporte tjera

Gazeta Express

04/04/2024 15:58

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sot përballet me Poloninë, në kuadër të   kualifikimeve për Euro 2024.

Ky duel zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku mërkurën mbrëma Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Poloninë

Lexo Edhe:

Stërvitja e fundit u zhvillua nën urdhrat e selektorit Agron Shabani. Vajzat kanë shprehur optimizëm, duke pranuar njëkohësisht forcën e rivales.

Selektori Agron Shabani, kapitenia Leonora Demaj dhe hendbollistet e tjera kanë premtuar maksimumin në ndeshje, ndërsa shpresojnë në përkrahje nga tribunat për të rritur shpresat për sukses.

Polonia vlerësohet favorite, por në Kombëtare kanë thënë se atmosfera është shumë e mirë dhe se kjo jep shpresë për sukses.

Përballja e sotme mes dy skuadrave zhvillohet nga ora 17:45.