Kosova e kërkon mrekullinë - Gazeta Express

Sporte tjera

Moral Pozhegu

14/01/2022 15:15

Kosova e kërkon mrekullinë

Sporte tjera

Moral Pozhegu

14/01/2022 15:15

“Dardanët” do ta vizitojnë Belgjikën nesër mbrëma, shpresojnë të shkojnë në fazën e dytë kualifikuese të Botërorit 2023 në hendboll

Ekipi kombëtar i Kosovës në hendboll do ta kërkojë mrekullinë nesër mbrëma.

Lexo Edhe:

“Dardanët” janë ende në garë për ta siguruar kualifikimin në fazën e dytë eliminatore të Botërorit 2023.

Verdhekaltrit aktualisht gjenden në vendin e parafundit të Grupit 1.

Por, kanë ende gjasa për ta kapur vendin e dytë, i cili çon tutje nga faza e parë kualifikuese.

Fitorja e së mërkurës ndaj Turqisë ia rriti gjasat për kualifikim Kosovës.

“Dardanët” duhet ta mposhtin Belgjikën nesër mbrëma, në ndeshjen që do të fillojë në orën 20:15.

E më pas, duhet të shpresojnë që Greqia ta mposht Turqinë, shkruan “Gazeta Express”.

Pas pesë xhirosh të zhvilluara, në grup prin Greqia me 10 pikë. Turqia është e dyta me 4 pikë, kurse Kosova e Belgjika i kanë nga 3.

Kontingjenti kosovar ka udhëtuar sot drejt Belgjikës, ku synon ta bëjë mrekullinë.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë, këto dy ekipe kombëtare kishin luajtur baras. /Gazeta Express/