Kosova, e dyta në "Tokyo 2020" në sportin e xhudos - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

30/07/2021 16:37

Kosova, e dyta në “Tokyo 2020” në sportin e xhudos

Sporte tjera

Gazeta Express

30/07/2021 16:37

Sot kanë përfunduar garat në të gjitha kategoritë në sportin e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Japonia prin bindshëm në renditjen përfundimtare me 10 medalje gjithsej, tetë të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E menjëherë pas Japonisë, në vendin e dytë renditet Kosova me dy medalje gjithsej, të dyjat të arta.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë meritoret që Kosova shkroi një sukses kaq të madh dhe një renditje kaq të lartë në mesin e të gjitha vendeve.

Pas Kosovës renditen Franca e Gjeorgjia me nga një medalje të artë të fituar. /Gazeta Express/