Kosova e digjitalizuar: Internet në çdo familje, telefoni fiks në zhdukje - Gazeta Express
string(71) "kosova-e-digjitalizuar-internet-ne-cdo-familje-telefoni-fiks-ne-zhdukje"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 8:40

Kosova e digjitalizuar: Internet në çdo familje, telefoni fiks në zhdukje

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 8:40

Raporti i fundit mbi qasjen në teknologji tregon se pothuajse të gjitha familjet në Kosovë kanë televizor dhe internet, ndërsa më pak se gjysma posedojnë kompjuter apo laptop. Telefoni fiks po zhduket nga përdorimi.

Në epokën e teknologjisë, Kosova po hyn gjithnjë e më thellë në jetën digjitale. Televizori dhe interneti janë bërë pjesë e pandashme e çdo familjeje, por kompjuteri duket se ende nuk e ka zënë vendin që meriton në çdo shtëpi.

Sipas të dhënave më të reja për qasjen në teknologji dhe pajisje elektronike sipas komunave, në vend aktualisht numërohen 366,595 ekonomi familjare, prej të cilave 362,983 posedojnë televizor.

Nga to, 344,317 familje përdorin lidhje kabllore, 18,712 tokësore, dhe 4,937 IPTV, duke dëshmuar një përhapje të gjerë të shërbimeve mediale moderne.

Në anën tjetër, 355,848 ekonomi familjare kanë qasje në internet, qoftë përmes rrjeteve kabllore apo lidhjeve të tjera, ndërsa 360,502 familje posedojnë celular/mobil.

Megjithatë, vetëm 196,911 familje kanë kompjuter apo laptop, çka tregon se telefoni mbetet pajisja kryesore për qasje në botën digjitale.

Në të njëjtën kohë, telefoni fiks është pothuajse zhdukur nga përdorimi: vetëm 12,826 ekonomi familjare e përdorin ende.

Këto të dhëna ofrojnë një pasqyrë të qartë për nivelin e digjitalizimit të familjeve në Kosovë, duke nxjerrë në pah një realitet ku interneti dhe celulari dominojnë jetën moderne, ndërsa kompjuteri po humbet garën për vendin e tij në çdo shtëpi.

Të dhënat kryesore për qasjen në teknologji në Kosovë

Televizorët në ekonomi familjare

Totali i ekonomive familjare: 366,595

Familjet me televizor: 362,983

344,317 me lidhje kabllore

18,712 me lidhje tokësore

4,937 me IPTV

Qasja në internet

Familjet me internet (kabllor dhe lloje të tjera): 355,848

Familjet me celular/mobil: 360,502

Familjet me kompjuter ose laptop: 196,911

Telefoni fiks

Vetëm 12,826 ekonomi familjare e përdorin ende.

Kosova i ka 1.586.659 banorë të regjistruar, sipas raportit përfundimtar të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për regjistrimin e popullsisë për vitin 2024. Sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimi i kaluar i popullsisë i realizuar më 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë ishte rreth 1.7 milion.

Sipas raportit përfundimtar, mosha mesatare e popullsisë në Kosovë tani është 34.84 vjeçe, krahasuar me 29.97 vjeçe në vitin 2011.

Të dhënat tregojnë se 92.8 për qind e banorëve në Kosovë kanë në pronësi banesat e tyre, ndërsa rreth 5.3 për qind jetojnë me qira.

Raporti ka gjetur një ulje prej 26.6 për qind në madhësinë e ekonomisë familjare në vitin 2024 krahasuar me regjistrimin e fundit të vitit 2011.

Tani në Kosovë numri mesatar i personave në ekonomi familjare është 4.33 për qind, krahasuar me 5.90 për qind në vitin 2011. /Monitor

Advertisement
Advertisement
Advertisement