Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë janë: Finlanda, Islanda dhe Danimarka. Ndërsa, nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore, Kosova renditet më së larti, në vendin e 16-të.
Pas kësaj statistike ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili në Facebook-un e tij ka shkruar: “Analistët të dëshpruar pse kosovarët janë të lumtur”.