Kosova drejt Budapestit kërkon medalje me katër garues - Gazeta Express
string(54) "kosova-drejt-budapestit-kerkon-medalje-me-kater-garues"

Sport

Gazeta Express

03/08/2023 16:50

Kosova drejt Budapestit kërkon medalje me katër garues

Sport

Gazeta Express

03/08/2023 16:50

Xhudo kosovare do të paraqitet me katër garues në Mastersin e Budapestit në Hungari, që nis këtë të premte.

Shtetin tonë do ta përfaqësojnë Distria Krasniqi, Nora e Akil Gjakova, si dhe Laura Fazliu.

Lexo Edhe:

Të premten, do të paraqiten në podium kampionia olimpike, Distria Krasniqi, si dhe kampionia tjetër olimpike, Nora Gjakova, shkruan “Gazeta Express”.

Distria e ka fituar katër herë Mastersin. Në këtë garë për herë të parë garoi në St. Petersburg të Rusisë në vitin 2017.

Në Budapest, Distria e kërkon titullin e pestë në Masters.

Ajo pas Lojërave Olimpike në Tokio, të mbajtura në verën e vitit 2021, ka kaluar nga kategoria deri 48 kg në kategorinë deri 52 kg. Krasniqi nuk ka garuar nga fillimi i majit.

Të premten garon edhe kampionia tjetër olimpike, Nora Gjakova. Ajo e kërkon suksesin në kategorinë deri 57 kilogramë.

Të shtunën në program janë meçet e Laura Fazliut e të Akil Gjakovës.

Laura do të garojë në kategorinë deri 63 kilogramë, ndërsa Akili në kategorinë deri 73 kilogramë. /Gazeta Express/