Kombëtarja e Kosovës u grumbullua dje për herë të parë në prag të sfidave që e presin në këtë muaj.
Dardanët do t’i zhvillojnë dy ndeshje të rëndësishme, të cilat mund të jenë edhe përcaktuese për fatin e tyre në kualifikimet e Botërotit 2026, shkruan “Gazeta Express”.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Vedat Muriqi me shokë do të ushtrojnë sot përsëri në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 16:30.
Ndërkohë, pas stërvitjeve do të flasin gjithsesi dy futbollistë, varësisht cilën përzgjidhen.
Ekipit në këtë grumbullim i janë rikthyer Edon Zhegrova e Milot Rashica, të cilët munguan në shtator, por është bashkuar edhe prurja më e re, Albian Hajdari.
Ndërkaq, trajneri Franco Foda do të përballet me shtatë mungesa, prej tyre pesë të lënduar: Amir Rrahmani, Florent Hadërgjonaj, Leart Paqarada, Vesel Demaku dhe Baton Zabërxha, dhe dy të tjerë me probleme: Lumbardh Dellova dhe Florian Haxha.
Kosova do të luajë me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” këtë të premte, kurse të hënën tjetër do ta vizitojë Suedinë, të cilën e mposhti në muajin e kaluar 2:0, pak ditë pas humbjes së thellë nga Zvicra, 0:4. /Gazeta Express