Kosova do të kërkojë llogari nga Serbia për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore - Gazeta Express
string(81) "kosova-do-te-kerkoje-llogari-nga-serbia-per-shkaterrimin-e-trashegimise-kulturore"

Gazeta Express

24/09/2021 18:18

Kosova do të kërkojë llogari nga Serbia për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore

Gazeta Express

24/09/2021 18:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në takimin e parë Konstituiv të Komisionit Shtetëror për Dokumentimin e Shkatërrimit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës gjatë luftës 98/99.

Në një komunikatë për media të ZKM-së, njoftohet se Kurti tha se trashëgimia kulturore është ndër burimet më të fuqishme të kulturës së vendit.

Lexo Edhe:

Sipas tij, gjatë luftës 98-99, Kosova ka përjetuar humbjen fatale të trashëgimisë së vendit.

“Themelimi i Komisionit shtetëror për dokumentim të trashëgimisë kulturore të shkatërruar nga forcat e armatosura serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, ka një rëndësi madhore. Do të bëjmë dokumentimin zyrtar shtetëror të vlerave që janë dëmtuar dhe zhdukur qëllimshëm, për t’i hapur rrugë kërkesës sonë për drejtësi dhe kompensim të dëmit të shkaktuar, i cili nuk është vetëm dëm material”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri theksoi se ky komision është pjesë e nismave të Qeverisë për të adresuar të kaluarën, që përfshijnë Strategjinë Shtetërore për Drejtësinë Tranzicionale dhe Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës, e që emërues të përbashkët kanë ballafaqimin me të kaluarën.

“Fatkeqësisht, shkatërrimi i trashëgimisë sonë kulturore nga forcat e armatosura serbe, ka mbetur disi i heshtur dhe i harruar nga Institucionet e Republikës së Kosovës. Pas afro 23 vitesh, për  herë të parë kemi vendosur një hap drejt kërkesës sonë për drejtësi, për dëmtimet e qëllimshme dhe humbjet në vlerat e trashëgimisë sonë kulturore”,  tha kryeministri Kurti.

Ndërkaq, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, i cili edhe udhëhoqi takimin e parë të komisionit, tregoi se ministria komisioni ka mbështetjen e plotë ministries. 

“23 vjet pas luftës së viteve 1998 – 1999 kur krahas humbjeve fatale të jetës së njerëzve dhe dëmeve materiale, janë shkatërruar qëllimshëm monumentet e trashëgimisë kulturore për herë të parë kemi ndërrmarë nismën për të kërkuar drejtësi për vlerat e shkatërruara. Gjykatësit kanë konstatuar se këto shkatërrime nuk kanë qenë të rastësishme dhe as dëme kolaterale, por pjesë e një plani për të sulmuar identitetin, kulturën dhe historinë e shqiptarëve”, u shpreh ministri Çeku.

Komisioni Shtetëror për hulumtimin, inventarizimin, vlerësimin dhe dokumentimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike të shkatërruara gjatë luftës së vitit 1998 dhe 1999 në Kosovë është emëruar në mbledhjen e 19-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës.