Fotografi të nënave që qajnë mbi arkivolet e fëmijëve të tyre të vrarë, njerëz që ikin nga lufta me trena e autobusë, trupa të vrarësh në rrugë…
Këto fotografi të luftës në Kosovë dhe në Ukrainë janë shkrepur me mbi 20 vjet diferencë, por kanë një ngjashmëri të frikshme, dhe shërbejnë si kujtesë se lufta ka po të njëjtën fytyrë kudo, ajo sjell vuajtje të pafundme njerëzore dhe shkatërrim të madh.
Teksa lufta në Kosovë përfundoi më 1999 pas ndërhyrjes së NATO-s, ajo që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022 po vazhdon dhe me të po vazhdojnë edhe vuajtjet e ukrainasve.






![Kosovë: Një tren i mbipopulluar në Prishtinë duke transportuar refugjatë të shumtë shqiptarë, që largoheshin nga Kosova drejt Maqedonisë [tashmë Maqedonisë së Veriut] më 1 prill 1999. Sipas UNHCR, 800 deri 900 mijë shqiptarë janë detyruar të largohen nga vendi gjatë luftës së viteve 1998–1999.Ukrainë: Njerëz që ikin nga pushtimi rus i Ukrainës mblidhen në stacionin e trenit në Lviv, Ukrainë, 9 mars 2022. Rreth 6.9 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga Ukraina që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022, sipas UNHCR. Ky është numri më i madh i refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.](https://gdb.rferl.org/b524e2e5-878d-4b67-3bbc-08de3c92853e_w1023_n_s.jpg)
