Kosova dhe Shqipëria në Botëror? Këto janë gjasat e Dardanëve dhe të Kuqezinjve përmes përqindjes - Gazeta Express
string(96) "kosova-dhe-shqiperia-ne-boteror-keto-jane-gjasat-e-dardaneve-dhe-te-kuqezinjve-permes-perqindjes"

Futboll

Gazeta Express

21/11/2025 15:39

Kosova dhe Shqipëria në Botëror? Këto janë gjasat e Dardanëve dhe të Kuqezinjve përmes përqindjes

Futboll

Gazeta Express

21/11/2025 15:39

“We Global Football” ka bërë parashikimet për skuadrat që do të luajnë në play off-in e Botërorit.

Sipas ekspertëve të statistikave për Grupin B të rrugëtimit drejt Kupës së Botës 2026, Shqipëria ka një probabilitet prej vetëm 10% për të kaluar në fazën tjetër.

Ukraina udhëheq me shanset më të larta, 42.6%, ndërsa Polonia dhe Suedia kanë probabilitete respektive 26.3% dhe 21.1%.

Në të njëjtën kohë, Kosova, e cila do të luaj kundër Sllovakisë në këtë grup, është e vlerësuar me shanse më të larta për t’u kualifikuar, duke treguar se sfidat e ardhshme do të jenë shumë të vështira për të dy kombëtaret.

Kosova ka 42% gjasa për kualifikim në finalet e playoff-it kurse vetëm 20% për të siguruar një biletë për Kupën e Botës 2026.

Analistët theksojnë se, megjithëse shanset janë të ulëta, çdo ndeshje do të jetë vendimtare dhe rezultatet e papritura nuk përjashtohen. /GazetaExpress/