Kosova deklason Maqedoninë e Veriut në BVA U22, spektakël në Tetovë nga Latifaj e Qalaj - Gazeta Express
string(86) "kosova-deklason-maqedonine-e-veriut-ne-bva-u22-spektakel-ne-tetove-nga-latifaj-e-qalaj"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/06/2025 23:11

Kosova deklason Maqedoninë e Veriut në BVA U22, spektakël në Tetovë nga Latifaj e Qalaj

Sporte tjera

Gazeta Express

25/06/2025 23:11

Ekipi i Kosovës në volejboll të rërës për meshkuj ka regjistruar një fitore madhështore në kuadër të Kampionatit Ballkanik U22 që po zhvillohet në Tetovë, duke mposhtur me dominim të plotë Maqedoninë e Veriut.

Në një paraqitje të jashtëzakonshme, dyshja Dilon Latifaj dhe Erind Qalaj, nën drejtimin e trajnerit Fatlum Hajrizi, nuk lanë asnjë dyshim për triumf. Me lojë të vendosur, Kosova arriti një fitore të thellë 2:0 në sete.

Kjo fitore jo vetëm që i afron djemtë e Kosovës drejt fazës tjetër të turneut, por dëshmon edhe rritjen e nivelit të volejbollit të rërës në vendin tonë, në veçanti në kategoritë e reja.

Një rol të rëndësishëm në këtë triumf e pati edhe përkrahja e zjarrtë nga tifozët shqiptarë në Tetovë.

Latifaj dhe Qalaj rikthehen në aksion nesër, më 26 qershor, ku do të përballet me Moldavinë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve. Dueli zhvillohet në orën 17:45.