Kosova bindëse ndaj Estonisë - Gazeta Express
string(28) "kosova-bindese-ndaj-estonise"

Futboll

Gazeta Express

24/02/2024 16:15

Kosova bindëse ndaj Estonisë

Futboll

Gazeta Express

24/02/2024 16:15

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive. Pas fitores kundër Hong Kongut (1:0), në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Turkish Women’s Cup” në Alanya, Dardanet kanë triumfuar me rezultat bindës ndaj Estonisë, 3:0.

Të përzgjedhurat e Anneli Andersen kanë dominuar plotësisht që nga fillimi i ndeshjes, teksa rezultati është zhbllokuar në minutën e 15-të, kur Modesta Uka ka shënuar me gjuajtje mjeshtërore nga distanca pas asistimit të Donjeta Halilajt.

Lexo Edhe:

Loja e mirë e Dardaneve solli golin e dytë në minutën e 29-të, kur Elizabeta Ejupi shënoi nga brendësia e zonës pas një kundësulmi të shpejtë dhe asistimit të Erëleta Memetit.

Ende pa kaluar tre minuta epërsia e Kosovës u trefishua. Kësaj radhe Elizabeta Ejupi doli në rolin e asistentes për Valentina Metajn, e kjo e fundit nga afërsia e parabolloi portieren estone për 3:0.

Në pjesën e dytë Dardanet e menaxhuan mirë lojën dhe duke pasur parasysh epërsinë e krijuar nuk shpenzuan shumë energji, duke e ruajtur atë për ndeshjen e fundit të këtij turneu, ku do të ballafaqohen me Indinë.