Kosova bie për një pozitë në renditjen e FIFA-s - Gazeta Express
string(47) "kosova-bie-per-nje-pozite-ne-renditjen-e-fifa-s"

Futboll

Gazeta Express

06/10/2022 12:09

Kosova bie për një pozitë në renditjen e FIFA-s

Futboll

Gazeta Express

06/10/2022 12:09

FIFA e ka publikuar sot ranglistën më të re të Kombëtareve.

Në renditjen e re, Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie për një pozitë.

Lexo Edhe:

Derisa në muajt e kaluar ishin në vendin e 106-të, tash “Dardanët” e shohin veten në vendin e 107-të me 1187.01 pikë.

Verdhekaltrit gjenden përpara Tajikistanit dhe prapa Indisë, shkruan “Gazeta Express”.

FIFA e ka freskuar renditjen duke u bazuar në ndeshjet e muajit shtator.

Muajin e kaluar, Kosova u mund nga Irlanda e Veriut, 1:2 dhe më pas e mposhti Qipron, 5:1.

Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare nuk ka lëvizur nga pozita e 66-të, të cilën e mbante edhe muajin e kaluar, me 1354.11 pikë, përpara Afrikës së Jugut dhe prapa Maqedonisë së Veriut.

Kuqezinjtë u mposhtën nga Izraeli dhe barazuan me Islandën në Ligën e Kombeve në muajin që shkoi.

Renditjes së përgjithshme vazhdon t’i prijë Brazili, i ndjekur nga Belgjika e Argjentina. /Gazeta Express/