Kosova bëhet gati për miqësoren me Gambinë - Gazeta Express
string(42) "kosova-behet-gati-per-miqesoren-me-gambine"

Futboll

Gazeta Express

10/06/2021 13:20

Kosova bëhet gati për miqësoren me Gambinë

Futboll

Gazeta Express

10/06/2021 13:20

“Dardanët” e zhvillojnë sot seancën e fundit stërvitore para miqësores së katërt të qershorit, e cila do të zhvillohet nesër mbrëma në Antalya të Turqisë

Kosova po bëhet gati për miqësoren e katërt të muajit qershor. “Dardanët” e kanë zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore para duelit që do ta kenë nesër mbrëma me Gambinë. Verdhekaltrit edhe në këtë ndeshje do të përbëhen nga lojtarët e Superligës dhe prurjet e reja.

Lexo Edhe:

E njëjta gjë ndodhi edhe në ballafaqimin me Guinenë të martën mbrëma, ku Kosova u mposht 1:2, shkruan Gazeta Express. Trajneri Bernard Challandes edhe në duel me ekipin tjetër kombëtar afrikan do ta ketë mundësinë t’i shohë nga afër prurjet e reja. Lojtarët e rinj do ta kenë mundësinë që ta tregojnë veten, ndërsa zvicerani të llogarisë ndoshta në ndonjërin prej tyre për të ardhmen.

Ndeshja me Gambinë do ta kompletojë maratonën e miqësoreve të Kosovës në muajin qershor. “Dardanët” paraprakisht i zhvilluan dy miqësore me San Marinon dhe Maltën, të cilat i fituan. Miqësorja e katërt e Kosovës zhvillohet të premten duke filluar nga ora 19:00. /Gazeta Express/