Kosova bëhet anëtarja e 154-t e Federatës Ndërkombëtare të Golfit - Gazeta Express
string(65) "kosova-behet-anetarja-e-154-t-e-federates-nderkombetare-te-golfit"

Sporte tjera

Gazeta Express

16/12/2025 12:26

Kosova bëhet anëtarja e 154-t e Federatës Ndërkombëtare të Golfit

Sporte tjera

Gazeta Express

16/12/2025 12:26

Federata e Golfit e Kosovës ka shënuar një moment historik sot duke u pranuar zyrtarisht si anëtarja e 154-të e Federatës Ndërkombëtare të Golfit (International Golf Federation – IGF).

Ky pranim përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e sportit të golfit në Kosovë, njofton Federata e Golfit e Kosovës, përcjell “Gazeta Express”.

Anëtarësimi në IGF i hap rrugë Kosovës për pjesëmarrje në gara dhe aktivitete ndërkombëtare, përfshirë edhe evente të mbështetura nga lëvizja olimpike.

Po ashtu, ky status i ri kontribuon në forcimin e strukturave sportive, rritjen e bashkëpunimit me federata të tjera dhe krijimin e mundësive të reja për sportistët kosovarë.

Ky sukses dëshmon përkushtimin dhe punën e vazhdueshme të Federatës së Golfit të Kosovës në ndërtimin dhe promovimin e këtij sporti, si dhe përpjekjet për ta përfaqësuar vendin denjësisht në arenën ndërkombëtare.

Pranimi në Federatën Ndërkombëtare të Golfit është një tjetër hap përpara për sportin kosovar dhe një dëshmi se Kosova po vazhdon ta zgjerojë praninë e saj në organizatat më të rëndësishme sportive botërore. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement