string(47) "kosova-3x3-ne-lojerat-mesdhetare-heraklion-2023"

Kosova 3×3 në Lojërat Mesdhetare “Heraklion 2023”

Sport

Gazeta Express

03/09/2023 17:38

Ekipet e basketbollit, hendbollit dhe karatesë, janë nisur sot drejt Heraklionit të Greqisë, ku prej 9-16 shtator 2023 do të mbahen Lojërat Mesdhetare në Rërë “Heraklion 2023”.

26 sportistë të pesë sporteve të ndryshme, do të përfaqësojnë Kosovën në edicionin e tretë të Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023.

Lexo Edhe:

Sportistët vijnë nga sportet e volejbollit në rërë, basketbollit 3×3, hendbollit në rërë, not në ujëra të hapura dhe karate në rërë.

Hendbolli në rërë, basketbolli 3×3 dhe karate në rërë përfaqësojnë për herë të parë vendin tonë në një ngjarje të tillë.

Te Kosova 3×3 (F) do të garojnë: Anilë Selmani, Agnesa Rrahmani, Besjana Martinaj, Sara Vraniqi, kurse te meshkujt do të garojnë: Bardh Rexha, Donat Rexhepi, Drilon Shala dhe Mirlind Zekaj.

Kosova për herë të parë u përfaqësua në LMR Patras 2019.

Ceremonia hapëse zhvillohet më 9 shtator, ndërsa një ditë më herët Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare. /Gazeta Express/