Kosnett uron kryetaren e re të Kushtetueses: Mbetemi të përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën për të forcuar sundimin e ligjit - Gazeta Express
string(123) "kosnett-uron-kryetaren-e-re-te-kushtetueses-mbetemi-te-perkushtuar-per-ta-ndihmuar-kosoven-per-te-forcuar-sundimin-e-ligjit"

Kosnett uron kryetaren e re të Kushtetueses: Mbetemi të përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën për të forcuar sundimin e ligjit

Lajme

Gazeta Express

25/06/2021 12:54

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar gjyqtaren Gresa Caka-Nimani për pranimin e detyrës si Kryetare e Gjykates Kushtetuese të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Kosnett përmes një cicërime në Twiter ka thënë se SHBA-të mbeten të përkushtuar për t’i ndihmuar institucionet e Kosovës për të promovuar dhe forcuar sundimin e ligjit.

Lexo Edhe:

“Urime gjyqtares Gresa Caka-Nimani për pozicionin e saj të ri si President i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Pavarësia e gjyqësorit është një gur themeli i çdo demokracie elastike dhe ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar institucionet e Kosovës për të promovuar dhe forcuar sundimin e ligjit”.

Gresa Caka-Nimani ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga kryetarja e deritanishme, Arta Rama-Hajrizi.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të nisur për media ku thuhet se me një ceremoni zyrtare të mbajtur në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, sot u bë pranim-dorëzimi solemn i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.