Kosnett shkruan për rastin e aktivistit transgjinor që aplikoi për ndryshimin e gjinisë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

24/01/2020 16:24

Kosnett shkruan për rastin e aktivistit transgjinor që aplikoi për ndryshimin e gjinisë

Lajme

Gazeta Express

24/01/2020 16:24

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka deklaruar së është i kënaqur që aktivisti Blert Morina ka fituar në gjykatë rastin kundër Agjencisë për Regjistrimin Civil, për të ndryshuar emrin dhe shënuesin e gjinisë në dokumentet identifikuese, raporton Gazeta Express.

Kosnett ka shkruar në Twitter se ky është një hap i rëndësishëm për të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë.

Disa ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë të drejtë Blert Morinës dhe e ka detyruar Agjencinë e Regjistrimit Civil t’ia ndërrojë atij shënuesin e gjinisë dhe emrin në dokumentet e identifikimit

“Më 11 dhjetor 2019 është bërë i plotfuqishëm Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, me të cilin iu dha të drejtë Blert Morinës ta ndërrojë  shënuesin e gjinisë dhe emrin në dokumente të identifikimit në përputhje me identitetin e tij gjinor.  Morina kishte kërkuar nga Zyra e Gjendjes Civile në Gjakovë në prill 2018, që t’i ndërrohet emri nga Blerta në «Blert» dhe shënuesi i gjinisë nga gjinia femërore, në shënuesin e gjinisë mashkullore «M». Pas përgjigjes refuzuese të Zyrës së Gjendjes Civile dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), Morina bëri padi pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë duke kërkuar që t’i njihet ligjërisht identiteti i tij gjinor”, ishte bërë e ditur./GazetaExpress/