Kosnett: FSK po kontribuon në sigurinë rajonale dhe globale, zbarkimi në Kuvajt moment historik - Gazeta Express
string(93) "kosnett-fsk-po-kontribuon-ne-sigurine-rajonale-dhe-globale-zbarkimi-ne-kuvajt-moment-historik"

Kosnett: FSK po kontribuon në sigurinë rajonale dhe globale, zbarkimi në Kuvajt moment historik

Lajme

Gazeta Express

08/05/2021 23:24

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka thënë se bashkë-zbarkimi i parë ndërkombëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Ushtrinë Amerikane në Kuvajt është një moment historik.

Kosnett thotë se kjo tregon demonstrim të gatishmërisë së Kosovës për të përqafuar përgjegjësitë përtej kufijve të saj që kontribuon në sigurinë rajonale dhe globale.

Lexo Edhe:

“Vendosja e përbashkët e FSK’së dhe Ushtrisë Amerikane në Kuvajt është një moment historik i vërtetë – jo vetëm për mbrojtjen e vetë Kosovës, por edhe si një demonstrim i gatishmërisë së Kosovës për të përqafuar përgjegjësitë përtej kufijve të saj që kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe globale”, ka shkruar Kossnett.