‘’Kosherja’’ sjell të qeshura pa fund me episodin e ri - Gazeta Express
string(50) "kosherja-sjell-te-qeshura-pa-fund-me-episodin-e-ri"

‘’Kosherja’’ sjell të qeshura pa fund me episodin e ri

Rozë

Gazeta Express

12/04/2021 12:20

Shikuesit e ABC dhe T7 të dielën mbrëma për dy orë të plota janë shoqëruar me episodin e ri të programit televiziv ‘’Kosherja’’ duke u gozhduar para ekranit me të qeshura pa fund.

Shtëpia më e re e humorit, e cila vjen çdo të diel në shtëpitë tuaja është shndërruar në programin më të dashur të humorit në televizionet shqiptare, shkruan GazetaExpress.

Lexo Edhe:

Si episodet e kaluara edhe episodi i pestë me radhë solli të qeshura nëpërmjet humorit e satirës duke shigjetuar problematika të ndryshme social-kulturore e politike.

‘’Kosherja’’ nën regjinë dhe autorësinë e Altin Bashës përbëhet nga një staf i gjerë artistësh që janë profesionistët më të mirë të fushave./GazetaExpress/