Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, tha sot në Bruksel se ngërçi politik në Bosnjë dhe Hercegovinë (BeH) vazhdon të ngadalësojë përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe se politikat separatiste të Presidentit të RS, Milorad Dodik, po e zvarritin vendin prapa.
“Politikat separatiste të Milorad Dodik po e zvarritin vendin prapa, jo përpara, dhe është koha që ata që besojnë në të ardhmen e vendit në BE të bashkojnë forcat dhe të zbatojnë reformat”, tha Kos në një takim me eurodeputetët në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian sot.
Ajo theksoi se mbështet të gjitha palët dhe aktorët e angazhuar në rrugën drejt BE-së dhe i bëri thirrje vendit të ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt një kuadri negociues, duke deklaruar se “dera e BE-së mbetet e hapur, por BeH tani duhet të përmbushë detyrimet e saj të mbetura”. /Vijesti