Kos në Shkup paralajmëron heqjen e plotë të roamingut për vendet e Ballkanit Perëndimor - Gazeta Express
string(87) "kos-ne-shkup-paralajmeron-heqjen-e-plote-te-roamingut-per-vendet-e-ballkanit-perendimor"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 13:42

Kos në Shkup paralajmëron heqjen e plotë të roamingut për vendet e Ballkanit Perëndimor

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 13:42

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos në konferencën për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski, pas takimit me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, paralajmëroi heqjen e plotë të roamingut për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kos në kuadër të Samitit të dedikuar Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për këtë rajon, tha se vendet duhet të punojnë në ndryshime ligjore, që do të mundësonin heqjen e roamingut nga janari i vitit të ardhshëm.

“Nëse vërtet punojmë fort, dhe e kuptoj që ju liderët jeni të gatshëm që ta bëni këtë, që nënkupton shumë reforma. Ndryshimin e procesit të legjislativ. Ndryshimin e legjislacionit. Ne mund të kemi roaming falas për vendet e Ballkanit Perëndimor prej 1 janarit 2026. E kam kuptuar se të dy jemi garues. Z.kryeministër jam i sigurt që Maqedonia e Veriut do të përmbush. Kjo është e madhe. Nënkupton që njerëzit tuaj dhe të gjithë njerëzit nga BE-ja do të mund të komunikojnë në telefon pa tarifa shtesë”, tha Kos. /RTV21