Kos kritikon ashpër autoritetet e RS: Pranoni vendimet e Gjykatës së BeH - Gazeta Express
string(71) "kos-kritikon-ashper-autoritetet-e-rs-pranoni-vendimet-e-gjykates-se-beh"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 14:34

Kos kritikon ashpër autoritetet e RS: Pranoni vendimet e Gjykatës së BeH

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 14:34

Komisionerja e Zgjerimit e BE-së, Marta Kos, foli para Parlamentit Evropian rreth situatës në vendet kandidate, përfshirë Bosnjën dhe Hercegovinën.

Ata presin që BeH të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm të identifikuar nga Komisioni Evropian në vitin 2022.

“Mbi këtë bazë, Këshilli Evropian mund të miratojë Kornizën për Negociatat e Anëtarësimit, pas së cilës do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mbi procesin e pranimit të BeH në BE”, tha Kos, duke u dërguar një mesazh autoriteteve në entitetin më të vogël të BeH.

“Ne presim që autoritetet e RS të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës, të anulojnë ligjet separatiste dhe të pranojnë rezultatin e procedurave gjyqësore që janë duke u zhvilluar para Gjykatës së BeH, pavarësisht rezultatit.”