string(101) "kos-bullgaria-dhe-maqedonia-e-veriut-duhet-te-bisedojne-dhe-te-gjejne-zgjidhje-per-ceshtjet-dypaleshe"

Maqedoni

Gazeta Express

03/06/2025 13:51

Kos: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të bisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje për çështjet dypalëshe

Maqedoni

Gazeta Express

03/06/2025 13:51

Qëllimi ynë politik është që t’i fillojmë bisedimet me Maqedoninë e Veriut rreth Klasterit “Vlerat kryesore”, sapo të miratohen ndryshimet e nevojshme kushtetuese, porositi sot eurokomisarja për zgjerim Marta Kos në fjalimin e saj hyrë në debatin me anëtarët e Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian dedikuar zgjerimit të BE-së, situatën në Ukrainë dhe politikën fqinje të bllokut.

“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të fillojnë të bisedojnë intensivisht dhe të gjejnë zgjidhje për këtë çështje dypalëshe dhe unë qëndroj në dispozicion si lehtësues nëse është e nevojshme”, theksoi Kos.

Ajo shtoi se sot jetojmë në një kohë të transformimit të thellë të psistemit ndërkombëtar dhe vetëm për gjashtë muaj nga fillimi i mandatit të saj pejsazhi global ka ndryshuar në mënyrë dramatike, dhe prandaj në interest të sigurisë dhe të ardhmes së kontinuitetit nevojitet “të përfundojë bashkimi i Evropës”.

“Për mua, zgjerimi është shumë më tepër sesa thjesht zgjerim. Bëhet fjalë për bashkimin e Evropës. Nuk është vetëm një domosdoshmëri morale, por një kusht i qartë për një Evropë më të fortë dhe më të sigurt. Zgjerimi në këtë kontekst shkon përtej pikëpamjes tradicionale dhe bëhet një mjet për bashkimin e Evropës rreth vlerave dhe parimeve të përbashkëta”, tha Kos.

Në këtë kontekst, sipas saj, BE-ja duhet të jetë e përgatitur të projektojë stabilitet dhe paqe në të gjithë kontinentin dhe në lagjen strategjike evropiane në Azinë Qendrore dhe Mesdhe. 

aaaaa