Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë sot vendimin në lidhje me zyrtarët, shumica prej të cilëve kanë ushtruar funksione të ndryshme në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Kukës, të cilët akuzoheshin se merrnin ryshfet personave të ndryshme që hynin në territorin e Kosovës.
Gjykata ka liruar sot me “shërbim prove” apo me deklarimin fajtor 27 prej të pandehurve, ndërsa ka lënë në burg vetëm 4 prej tyre, Xhaferr Elezi, Fatri Iseberi, Halim Shehu dhe Sazan Ibra.
U shpallën të pafajshëm: Reni Dokolli; Shpëtim Cenaj; Sulë Onuzaj; Emilton Asllanaj; Artan Redhaj; Avni Tërshalla; Klevis Salkurti;
Vendimi i GJKKO:
Operacioni për arrestimin e punonjësve të policisë së kufirit u finalizua prillin e kaluar, pasi SPAK pretendoi se ekzistojnë të dokumentuara 312 raste të veprimeve korruptive të tyre. Ata favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e Bashkimit Europian.
Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht nga 10 euro-100 euro, për vepra të ndryshme penale, si kontrabanda, sende të tjera të kundraligjshme etj, të cilat i ndanin më pas me njëri tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.
/Gazeta Express