Muaji i Korrikut ka rritur ndjeshëm hyrjen e pasagjerëve dhe mjeteve në Portin Evlorës. Kjo e dielë shënon fluksin më të lartë të hyrjeve në Portin e Vlorës.
Sipas të dhënave 599 pasagjerë kanë mbërritur një ditë më parë në port, shumica prej të cilëve janë shtetas shqiptarë që jetojnë në Itali dhe kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në atdhe.
Po ashtu edhe turistë të huaj kanë zbarkuar në portin e Vlorës.
Së bashku me pasagjerët, kanë hyrë edhe një volum i konsiderueshëm mjetesh, përfshirë:
120 makina,
1 karrocë me rimorkio,
5 kampingë (camper)
2 minibusë,
4 autobusë,
10 kamionë,
1 furgon,
2 motoçikleta.