Korriku 2025, i treti më i nxehti në histori - Gazeta Express
string(43) "korriku-2025-i-treti-me-i-nxehti-ne-histori"

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2025 20:19

Korriku 2025, i treti më i nxehti në histori

Shqiperi

Gazeta Express

07/08/2025 20:19

Korriku i vitit 2025 ka regjistruar temperaturat më të larta të të gjithë historisë, duke u renditur si i treti më i nxehti që nga fillimi i matjeve. Sipas raportit të fundit të agjencisë europiane për monitorimin e ndryshimeve klimatike, ky muaj ishte 1.25 gradë Celsius më i nxehtë se korriku i periudhës para-industrializimit (1850–1900).

Megjithatë, korriku 2025 ka ndërprerë serinë 2-vjeçare të muajve rekord për nxehtësinë, pasi korriku i vitit 2024 mbetet ende më i nxehti në histori, ndërsa 2023 shënoi vendin e dytë. Gjatë këtyre viteve, temperaturat kaluan kufirin e 1.5 gradë Celsius, një nivel që shkencëtarët e klimës e konsiderojnë si një sinjal të rrezikshëm për ndryshimet klimatike, i cili mund të çojë planetin në një rrugë pa kthim drejt kushteve të papërballueshme për jetesë.