Punimet në Korridorin 8, aksi Gostivar-Kërçovë janë duke vazhduar sipas dinamikës, thonë nga konzorciumi Bechtel&Enka. Sipas tyre, sfida më e madhe paraqitet në ndërtimin e urave, pasi duhet ruajtur rrjedha e lumit Vardar. Sipas inxhinierit mbikëqyrës, Aqif Abaxhi, rëndësi i është kushtuar edhe vendeve ku paraqitet rrezik për rrëshqitje të tokës, përcjell Gazeta Express nga Alsat.
“Sfidën më të madhe në këtë pikë e patëm lumin Vardar që ka një rol të rëndësishëm për Maqedoninë sepse shkon deri në Shkup. Po ashtu në bashkëpunim me departamentin e sizmikes konstruktuam elevacionin dhe ndërrimin e kahes fillimisht, pastaj në pjesën e ngritjes bëmë dy shtylla, ndërsa tani kemi nisur fazën e dytë dhe ndërtimi po vazhdon. Sipas substrukturës së ndërtuar deri më tani punët rreth 80 për qind janë kryer në këtë pikë dhe po vazhdojmë me ndërtimin”, deklaroi Mehmet Aqif Abaxhi, Inxhinier mbikëqyrës.