Korporata “SPEEEX” shpallet “Punëdhënës i Vitit 2022” - Gazeta Express
string(49) "korporata-speeex-shpallet-punedhenes-i-vitit-2022"

Korporata “SPEEEX” shpallet “Punëdhënës i Vitit 2022”

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 17:12

Korporata lidere e specializuar në sherbimet e business processing outsourcing SPEEEX është shpallur për të dytin vitë radhazi “Punëdhënësi i vitit 2022”, çmim ky i cili dhurohet nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Për më shumë, ky çmim ju dhurua korporatës SPEEEX si mirënjohje për mbi 1500 të punësuar, duke ju ofruar kështu të rinjve Kosovarë  perspektivë në zhvillimin e karrierës dhe mirëqenies së tyre në Republikës e Kosovës.

Lexo Edhe:

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kompania SPEEEX ka njoftuar mbi pranimin e këtij çmimi të cilen e kanë cilësuar si njohje të perkushtimit për të kontribuar në krijimin e vendeve të punës sipas standardeve Europiane.

E në emër të korporatës SPEEEX, pronari dhe drejtori ekzekutiv i saj Fikret Murati shtoi : “Ne i kushtojmë shumë rëndësi aftësimit personal dhe profesional të të rinjëve të Republikës si dhe integrimin e tyre në sektorin e business process outsourcing (BPO). Sektor ky I cili ka potencialin që të kontribojë në zhvillimin ekonomik, të rrisë eksportet dhe të krijojë mijëra vende të reja të punës në Republikën e Kosovës. E në dekadën e fundit janë më shumë se 15 mijë të rinj që janë punësuar në sektorin e BPO-së”.

SPEEEX mbetet një nga punëdhënësit më të mëdhenjë dhe ndër kontribuesit kryesor të zhvillimit socio-ekonomik te Republikës së Kosovës, si dhe një ndër eksportuesit më të mëdhenjë Kosovar në Konfederatën Zvicërane