Koronavirusit, mjeku thirrje shqiptarëve: Mos merrni antibiotikë, s'janë karamele - Gazeta Express
string(77) "koronavirusit-mjeku-thirrje-shqiptareve-mos-merrni-antibiotike-sjane-karamele"

Koronavirusit, mjeku thirrje shqiptarëve: Mos merrni antibiotikë, s’janë karamele

Gazeta Express

30/03/2020 21:36

Mjeku Tritan Kalo i është drejtuar me një thirrje qytetarëve që në këto kohë të koronavirusit, njerëzit të mos dëgjojnë politikanët, por mjekët.

Kalo ka shtuar më tutje se qytetarët nuk duhet të marrin antibiotikë në rast se kujtojnë se janë prekur nga koronavirusi, pasi të tilla barna nuk do të sjellin rezultatet dhe se ato ‘nuk janë karamele’.

Lexo Edhe:

SKEMA e këtij mjekimi NUK është standarte, në mungesë të një mjekimi specifik anti-Covid19….Në ndihmë NE na vinë eksperiencat praktike të mjekëve në Kinë, Kore, Iran, Itali, Spanjë, Gjermani, SHBA, Angli e gjetkë, POR edhe ato të gjykuara e të modifikuara rast pas rasti….ANTIBIOTIKËT/ANTIBAKTERIALËT nuk janë karamele që po përdoren në shumicë Ambulatorisht si dhe të kombinuara jo si duhet…..

REAGIMI I PLOTË

KOHË COVIDIANE-19…..MË SHUMË hapsirë Profesionistëve dhe më pak POLITIKBËRËSVE…..Vetëm 1 në 6 persona të prekur nga Sars-Cov2, shkaktari i Covid-19 kanë shënja të evidentueshme klinike, çka e bën të nevojëshme një konsultë mjeksore…..

VETËIZOLIMI, DISTANCIMI SOCIAL, HIGJENA vetjake dhe kolektive, AJRIMI i mjedisit ku jetojmë, USHQIMI sa më i variueshëm e REHIDRIMI i mjaftë, janë treguar mëse të efektshme në raste të tilla, si në ndërprerjen e transmtimit po ashtu edhe në VETSHËRIMIN e rasteve jo simptomatike ose me siptoma minimale….VETËM një pjesë e tyre MUNDET të marin mjekim ose të adresohen për asistencë spitalore….

SKEMA e këtij mjekimi NUKU është standarte, në mungesë të një mjekimi specifik anti-Covid19….Në ndihmë NE na vinë eksperiencat praktike të mjekëve në Kinë, Kore, Iran, Itali, Spanjë, Gjermani, SHBA, Angli e gjetkë, POR edhe ato të gjykuara e të modifikuara rast pas rasti….ANTIBIOTIKËT/ANTIBAKTERIALËT nuk janë karamele që po përdoren në shumicë Ambulatorisht si dhe të kombinuara jo si duhet…..

Janë antibakterialë dhe jo anti viralë…..Të mos harrojmë se ANTI-BIOS = Kundër Jetës….Nga bisedat me kolegë e të sëmurë kam mbritur këto ditë në përfundimin se, tashmë janë shpalosur plotësisht shumica e efekteve anësore të këtyre produkteve farmaceutike….NËSE nuku janë të domozdsohmë përse PO përshkruhen ato???….ME DURIM dhe BESIM RECIPROK ne së bashku do tia dalim mbanë!!!!