Sa njerëz janë infektuar deri tani?
Më shumë se 126.000 persona janë të infektuar në mbarë botën, 67.000 janë shëruar, dhe më shumë se 5000 kanë vdekur.
Cili grup i njerëzve janë më të rrezikuar të vdesin nga ky virus?
Gjatë valës së parë të përhapjes së koronavirusit, shumica e personave të infektuar dhe të vdekur ishin nga Wuhani. 80% e këtyre personave kishin përjetuar simptoma relativisht të lehta, 13.8 të tjerë ishin hospitalizuar si pasojë e simptomave më agresive, ndërsa vetëm 4.7% kishin pranuar një trajtim intensiv. Në bazë të raporteve, vdekshmëria më e lartë është regjistruar tek personat, të cilët kishin pasur një sëmundje ekzistuese si: hipertensioni, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje kronike respiratore dhe kancer.
Cilat shtete e kanë numrin më të lartë të të prekurve?
Edhe pse virusi Covid-19 është përhapur në 116 shtete të botës, shumica e rasteve janë regjistruar në Wuhan të Kinës, të pasuar nga Italia me 110.000 raste, e më pas nga Irani dhe Koreja Jugore.
Si qëndron kjo pandemi në krahasim me pandemitë e kaluara?
Dy viruset e mëparshme si SARS dhe MERS, ishin pak a shumë të ngjashme me koronavirusin Covid-19. SARS-i ishte përhapur në 37 vende të botës, duke infektuar 8.000 persona dhe duke lënë të vdekur 750 të tjerë. Ndërsa pandemia më serioze në histori, ishte ajo e gripit spanjoll, e cila gjatë viteve 1918-1920 kishte lënë të vdekur mbi 100.000 persona./ Gazeta Express