Koronavirusi: Si të vetizoloheni, gjërat që duhet dhe s’duhet bërë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

15/03/2020 10:04

Koronavirusi: Si të vetizoloheni, gjërat që duhet dhe s’duhet bërë

Lajme

Gazeta Express

15/03/2020 10:04

Çfarë mund të bëni nëse i keni simptomat e koronavirusit Covid-19, keni udhëtuar në një zonë të prekur, apo keni qenë në kontakt me dikë që e ka sëmundjen.

The Guardian ka publikuar një artikull në të cilin tregon masat që duhet t’i merrni për t’u vetizoluar.

1 Rrini në Shtëpi, mos pranoni mysafirë

Kjo mund t’iu duket e qartë, por mos u largon nga shtëpia përveç nëse duhet të merrni përkujdesje mjekësore (Dhe nëse e bëni këtë, sigurohuni më parë se keni thirrur institucionet shëndetësore).

Thuaju jo vizitorëve. Miqtë e familjen kontaktoni në telefon ose përmes internetit. Nëse bëni porosi online të ushqimit, medikamenteve apo nevojave të tjera, atëherë sigurohuni që t’iu thoni që artikujt të lihen jashtë, jo të dorëzohen personalisht. Nëse kërkoni nga familjarët ose miqtë gjëra të tilla të njëjtën gjë ua kërkoni.

2. Ndajeni veten nga të tjerët

Qëndroni në dhomë, me derën mbyllur – ideale do të ishte kishit një dhomë me dritare nga jashtë që mund të hapni. Mos i ndani me të tjerët në familje enët, gotat, peshqirët e krevatin kur t’i keni përdorur ato. Larësja e enëve mund të jetë e përbashkët, por nëse i pastroni enët me duar atëherë sigurohuni që të përdorni peshqir të ndryshëm gjatë pastrimit të tyre.

Larja e rrobave, të shtratit, dhe peshqirët duhet të vendosen në një qese plastike dhe të pastrohen vetëm kur testi për koronavirus të jetë negativ ose kur të ketë mbaruar vetizolimi. Nëse duhet t’i pastroni në shtëpi atëherë përdorni temperatura të paktën 60C.

3. Ushqimi dhe banjo

Nëse gatuani për veten atëherë bëjeni kur të tjerët nuk janë në kuzhinë, dhe merreni ushqimin në dhomë për ta ngrënë.

Nëse keni më shumë se një banjo në shtëpinë tuaj, përdoreni ndaras. Nëse duhet ta keni të përbashkët atëherë sigurohuni që të pastroni çdo herë dhe rregullisht. Nëse jetoni në akomodime të përbashkëta (siç janë konviktet apo rezidencat), largohuni prej dhomës vetëm kur është e domosdoshme, mënyra më e mirë duke bartur një maskë, nëse keni. Provoni të shmangni përdorimin e kuzhinës apo të banjos kur të tjerët janë aty.

4. Rrini larg kafshëve nëse është e mundur

Pastroni duart para dhe pas kontaktit si masë paraprake.

5 Hidhni faculetat pas teshtitjes ose kollitjes

Vendosni ato në një shportë plastike dhe menjëherë pastroni duart me sapun dhe ujë, dhe tereni. Nëse keni, përdorni maskë kur jeni në dhomë të njëjtë me të tjerët, apo nëse dilni jashtë për trajtim mjekësor.

6. Pastrimi i duarve

Rregullat janë të njëjtat për të gjithë – pastroni duart shpesh duke përdorur sapun dhe ujë për 20 minuta dhe pastaj shpërlaj duart, dhe thaj tërësisht. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastra.

7. Deponimi i mbeturinave

Të gjitha mbeturinat me të cilat keni qenë në kontakt, përfshirë faculetat dhe maskat e përdorura, duhet të futen në një qese plastike mbeturinash dhe të lidhen kur të mbushet. Qesja e plastikës më pas duhet të vendoset në një shportë plastike dhe të lidhet.

Mos e hidhni atë ose mos e vendosni për grumbullim derisa të keni rezultate të testit, ose derisa karantina të ketë mbaruar.

Nëse rezultoni pozitiv, atëherë do të merrni udhëzime se si të depozitoni mbeturinat.

8. Nëse përkeqësohen simptomat

Kërkoni ndihmë të shpejtë mjekësore nëse zhvillohen simptoma të reja ose nëse simptomat përkeqësohen (psh, nëse keni problem me frymëmarrje).