Koronavirusi: Putin i mbyll plotësisht kufijtë e Rusisë - Gazeta Express
string(54) "koronavirusi-putin-i-mbyll-plotesisht-kufijte-e-rusise"

Koronavirusi: Putin i mbyll plotësisht kufijtë e Rusisë

Gazeta Express

28/03/2020 23:45

Rusia do të mbyllë plotësisht kufijtë e saj për të luftuar kundër përhapjes së koronavirusit të ri, njoftuan sot autoritetet ruse.

Sipas një dekreti të qeverisë, Rusia do të ndërpresë përkohësisht trafikun e të gjitha pikave kufitare rrugore, hekurodhore dhe detare dhe daljet duke nisur nga e diela në orën 21:00 GMT.

Lexo Edhe:

Rrugët e Moskës ishin sot të boshatisura me hyrjen në fuqi të masave të reja shtrënguese për të luftuar kundër përhapjes së koronavirusit përfshirë mbylljen e të gjitha tregjeve jothelbësore dhe restoranteve.

Kryeqyteti rus nuk ka urdhëruar kufizim të përgjithshëm, por i ka ashpërsuar këtë javë masat.

Që prej të enjtes, të moshuarit janë të ndaluar të dalin nga shtëpia dhe mbyllja e tregjeve dhe restoranteve hyri sot në fuqi.

Presidenti rus, Vladimir Putin u kërkoi rusëve të qëndrojnë në shtëpi dhe për këtë dekretoi një javë pushim.