Koronavirusi nuk i kursen as foshnjat e porsalindura, neonatologu i QKUK-së jep këshilla për nënat e reja - Gazeta Express
string(104) "koronavirusi-nuk-i-kursen-as-foshnjat-e-porsalindura-neonatologu-i-qkukse-jep-keshilla-per-nenat-e-rejaf"

Gazeta Express

08/04/2020 14:32

Koronavirusi nuk i kursen as foshnjat e porsalindura, neonatologu i QKUK-së jep këshilla për nënat e reja

Gazeta Express

08/04/2020 14:32

Në Klinikën e Neonatologjisë gjatë ditës së sotme kanë ardhur në jetë 16 foshnje. Drejtori i kësaj Klinike, Xhevdet Gojnovci, në një deklaratë live për Gazetën Express, ka thënë se gjendja shëndetësore e këtyre foshnjave është e mirë. Ai ka deklaruar se kanë pasur dyshime se dy foshnje janë prekur nga Covid-19, mirëpo gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

“Vetëm sot në Klinikën e Neonatologjisë janë pranuar 16 foshnje nga 16 lindje. Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë. Përgatitjet janë të vështira, jo vec te ne po edhe në shumë shtete të tjera. Ne kemi mungesa të pajisjeve. Mirëpo, stafi te ne është i përgatitur. Në aspektin psikik, situata është duke u kontrolluar mirë”, ka deklaruar ai.

Lexo Edhe:

Sipas tij, dy dyshimet për infektimin e nënave dhe pastaj të foshnjave kanë rezultuar negative.

“Kanë qenë dy nëna që janë dyshuar për Covid-19, që kanë pasë simptoma me temperaturë, mirëpo, me datë 21 një nënë ka lindur dy foshnje, ne i kemi transferuar në klinikën tonë. Është fat i mirë që të dy nënat kanë rezultuar negative në klinikën tonë”, ka thënë drejtori i Neonatologjisë.

Megjithëkëtë, neonatologu ka deklaruar se koronavirusi nuk i kursen as të porsalindurit, pra foshnjat.

“Është mendu që Covid 19 i kursen edhe foshnjat. Mirëpo me hulumtimet e fundit është vërtetuar se nuk i kursen as foshnjat e porsalindura. Nënat e reja që kanë simptoma të prekjes nga virusi, duhet ta mbajnë distancën se paku 2 metra, dhe fëmija të transferohet në një hapësirë të veçantë dhe për to të kujdeset dikush që nuk është i infektuar”, thotë Gojnovci.

Është fat i mirë që virusi nuk është i izoluar në qumështin e gjirit, prandaj ato mund të ushqehen me qumështin e gjirit, mirëpo qumështi të merret nga gjiri përmes pompës me kujdes dhe higjienë të shtuar.

Për momentin në klinikën tonë gjendet 50 foshnja që po trajtohen.