Koronavirusi në Kosovë: 625 të vdekur e 1 mijë e 441 raste aktive - Gazeta Express
string(64) "koronavirusi-ne-kosove-625-te-vdekur-e-1-mije-e-441-raste-aktive"

Gazeta Express

01/10/2020 9:14

Koronavirusi në Kosovë: 625 të vdekur e 1 mijë e 441 raste aktive

Gazeta Express

01/10/2020 9:14

Kosova ka hyrë në muajin e shtatë të përballjes me infeksionin që shkakton virusi COVID-19, shkruan Express.

Që nga 13 marsi, atëherë kur u paraqitën rastet e para me koronavirus, të dyshuar për infeksion me COVID-19 kanë qenë 67 mijë e 874 kosovarë. Nga ta, 15 mijë e 620 raste kanë rezultuar pozitive deri më tani.

Lexo Edhe:

Por, edhe qindra kosovarë të tjerë nuk kanë arritur ta mposhtin luftën me këtë infeksion të rrezikshëm, i cili ka prekur të gjithë botën. Vetëm në Kosovë për tetë muaj kanë vdekur 625 persona nga COVID-19. Shumica nga ta, sipas profesionistëve shëndetësorë kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkaq, ka dy ditë qëkur vendi nuk ka shënuar asnjë rast të vdekjes nga COVID-19.

Megjithëkëtë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441. /GazetaExpress/