Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka udhëzuar shtetasit shqiptarë që të shmangin udhëtimet drejt Kinës, ndërsa për ata qytetarë që aktualisht ndodhen atje dhe kanë nevojë për asistencë, janë vënë në dispozicion numrat dhe kontaktet e ambasadës shqiptare në Kinë.
Përmes një njoftimi të shkurtët, MEPJ i sugjeron shtetasve shqiptare që për çdo nevojë që kanë t’i drejtohen për asistencë Ambasadës së Shqipërisë në Kinë, me këto numra dhe adresë:
Address: 28 Guanghua Rd, Jian Wai Da Jie,
Chaoyang, Beijing, China
e-mail: [email protected]
Phone: +86 10 6532 1120
Mobile: +8618611865440
Bilanci zyrtar i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 80 të vdekur dhe më shumë se 2300 raste të infektuar të konfirmuar në të gjithë Kinën.