‘Koronavirusi ka pësuar mutacione të tjera’, mjeku epidemiolog flet për lajme të mira. Ja përfundimet e studimit të fundit - Gazeta Express
string(118) "koronavirusi-ka-pesuar-mutacione-te-tjera-mjeku-epidemiolog-flet-per-lajme-te-mira-ja-perfundimet-e-studimit-te-fundit"

‘Koronavirusi ka pësuar mutacione të tjera’, mjeku epidemiolog flet për lajme të mira. Ja përfundimet e studimit të fundit

Gazeta Express

11/08/2020 11:29


Nderkohe qe shifrat e te infektuarve me koronavirus po rriten perdite, e mjerisht, edhe numri i viktimave, mjeku epidemiolog jep nje lajm te mire, lidhur me mutacionet qe ka pesuar virusi, qe ka ardhur ne zbutje sa i perket agresivitetit, por pa humbur aftesine e transmetueshmerise.

“Të tjera mutacione/lajme të mira të virusit miqtë e mi”- shkruan mjeku, duke publikuar te dhenat e nje studimi te fundit. Studim, punuar nga grupi kërkimor i Qendrës Spitalore Universitare Vall d’Hebron – Barcelonë, artikulli është publikuar më 5 gusht 2020 në revistën prestigjioze Emerging Microbes & Infections.

Lexo Edhe:

Sipas studimit, “prezenca e këtyre mutacioneve dhe krijimi i një kodoni “stop” sugjerojnë se nënnjësia S1 e proteinës S (spike) mund të prodhohet si “proteinë e lirë” (free S1) hidrofilike. Si rrjedhojë, kjo “free S1” mund të lidhet me receptorët ACE2 në mënyrë konkuruese, duke bllokuar receptorët dhe duke penguar lidhjen e viruseve të plota funksionale”.

Alimehmeti thekson se si konkluzion “Ky mekanizëm bën të mundur infektimin e një numri më të vogël qelizash humane dhe me një ritëm më të ngadaltë, duke sjellë si rrjedhojë edhe një infeksion më të lehtë, por pa humbur aftësinë e transmetueshmërisë”.

POSTIMI I PLOTE 

“Djalli ndodhet në detaje, por po aty ndodhet edhe shpëtimi!”
Cit.: Hyman G. Rickover

?Të tjera mutacione/lajme të mira të virusit miqtë e mi!?

?Një tjetër superpunim hedh dritë mbi mutacionet e mundshme “zbutëse” të SARS-CoV-2.

? Kujtoj që virusi u bë i aftë të infektojë njerëzit përmes një mutacioni në zonën që kodon proteinën S (spike), ku potencialisht u shtua (insercion) një sekuencë P-R-R-A (prolinë-argininë-argininë-alaninë).

?? Punuar nga grupi kërkimor i Qendrës Spitalore Universitare Vall d’Hebron – Barcelonë, artikulli është publikuar më 5 gusht 2020 në revistën prestigjioze Emerging Microbes & Infections. (linku në fund të postimit)

Në studimin e tyre shumë teknik, autorët kanë hulumtuar speciet e virusit në 18 pacientë me COVID-19:
? 10 me COVID-19 të lehtë
? 8 me COVID-19 të rëndë.

Në total janë kryer:
? 48.746.647 lexime (81.202 – 597.558 lexime për çdo amplikon)
? 3.749.742 gjene të plota S
? 208.319 lexime për çdo pacient, mesatarisht

REZULTATE:

✅ Fshirjet (delecionet) nuk kanë ndodhur në mënyrë rastësore përgjatë gjenit S, por janë grumbulluar në rajone specifike.

✅ Ndër mutacionet e ndryshme, një rezultat shumë mbresëlënës kishte grumbullimi i fshirjeve (“hot-spot”) në amplikonin N07 në 14 pacientë ndër 18 (78%).

✅ Ndër këta 14 pacientë ndodheshin 100% e pacientëve me COVID-19 të lehtë dhe vetëm gjysma e atyre me COVID-19 të rëndë.

✅ Variantet virale me këto fshirje (delecione) ishin në mënyrë sinjifikante më të shpeshta te pacientët me COVID-19 të lehtë. (Fisher test: OR: 95%CI 0.0 – 0.9605; p=0.023)

KONKLUZIONE:

? Këto gjetje sugjerojnë se delecionet nuk janë evente sporadike edhe pse vërehen në një përqindje relativisht të vogël të kuazispecieve virale.

? Prezenca e këtyre mutacioneve dhe krijimi i një kodoni “stop” sugjerojnë se nënnjësia S1 e proteinës S (spike) mund të prodhohet si “proteinë e lirë” (free S1) hidrofilike.

? Si rrjedhojë, kjo “free S1” mund të lidhet me receptorët ACE2 në mënyrë konkuruese, duke bllokuar receptorët dhe duke penguar lidhjen e viruseve të plota funksionale.

? Ky mekanizëm bën të mundur infektimin e një numri më të vogël qelizash humane dhe me një ritëm më të ngadaltë, duke sjellë si rrjedhojë edhe një infeksion më të lehtë, por pa humbur aftësinë e transmetueshmërisë.

Autorët dalin në konkluzion se:

✅?✅ PËRZGJEDHJA NATYRORE KA FAVORIZUAR NJË STRATEGJI TË TIPIT “MOS E DIGJ SHTËPINË KU JETON”.✅?✅

Pas çdo specie të sotme, ndodhen miliona vite evolucioni natyror!
Natyra ka qenë dhe do të jetë gjithmonë aleati ynë më i mirë!

Ndërkohë të fitojmë kohë duke respektuar masat dhe përkujdesjet individuale dhe sociale.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Për detaje:
https://www.tandfonline.com/…/full/10…/22221751.2020.1806735

1
2
3
4