Koronavirusi i merr jetën mjekut shqiptar - Gazeta Express
string(41) "koronavirusi-i-merr-jeten-mjekut-shqiptar"

Koronavirusi i merr jetën mjekut shqiptar

Gazeta Express

30/06/2020 14:35

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar vdekjen e mjekut Arjan Pushi, i cili ishte i prekur nga koronavirusi.

Gjendja shëndetësore e doktorit hematology ishte përkeqësuar ditët e fundit, ndërsa Ministria ka lajmëruar se këtë të martë, profesori ka ndërruar jetë, duke u bërë kësisoj i pari nga radhët e bluzave të bardha që e humbet jetën prej Covid.

Lexo Edhe:

‘Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit”.
‘-njofton Ministria e Shendetesise.

Lajmi mbi vdekjen e mjekut të njohur u përcoll ditën e djeshme nga një koleg i tij i punës, por më tutje ishte Ministria e Shëndetësisë ajo që e mohoi njoftimin.