Koronavirusi është duke vrarë dyfish më shumë meshkuj se sa femra - Gazeta Express
string(65) "koronavirusi-eshte-duke-vrare-dyfish-me-shume-meshkuj-se-sa-femra"

Koronavirusi është duke vrarë dyfish më shumë meshkuj se sa femra

Gazeta Express

08/04/2020 10:25

Në valën e përhapjes së vazhdueshme të koronavirusit në të gjithë botën, është vërejtur një dallim i madh në mes të numrit të infektuarve meshkuj dhe atyre femra, shkruan New York Times.

Të dhëna të tilla kanë rezultuar edhe në New York, ku sipas statistikave të fundit, jo vetëm që ka të infektuar më shumë meshkuj, por edhe numri i të vdekurve është dyfish më i lartë tek meshkujt se sa tek femrat.

Lexo Edhe:

Kështu, në bazë të informacioneve në mesin e 100.000 meshkujve të infektuar me koronavirus, 43 nga ta humbin jetën, kurse në mesin e 100.000 femrave të infektuara, 23 nga to e humbin jetën si pasojë e sëmundjes Covid-19.

Këto të dhëna nuk ishin surprizuese, pasiqë edhe në studime të tjera të bëra në Kinë dhe Itali është vërejtur një trend i tillë.

Shpjegime të ndryshme janë bërë nga shkencëtarë të ndryshëm, të cilët mendojnë se krahas faktorëve të jashtëm siç është duhanpirja, rol të rëndësishëm në këtë fenomen kanë edhe faktorët biologjikë. /Gazeta Exp ress