Koronavirusi e prek edhe Moto GP-në - Gazeta Express

Gazeta Express

02/03/2020 10:45

Koronavirusi e prek edhe Moto GP-në

Gazeta Express

02/03/2020 10:45

Koronavirusi bëhet një faktor përcaktues edhe në Moto Grand Prix. Pas shtyrjes së Formula edhe starti i sezonit në klasin mbretëror të garave me motorë është shtyrë.

Sezoni i ri nuk do të fillojë në datën 8 mars siç ishte në program me Çmimin e Madh të Katarit. Situata e krijuar së fundmi dhe masat që ka marrë shteti i Katarit duke bllokuar fluturimet nga shumë vende, përfshirë edhe Italinë nga e cila vijnë një pjesë e madhe e skuadrave, ka sjellë këtë vendim të Organizatës Botërore të Automobilizmit.

Të vetmet gara që do të zhvillohen janë ato të Moto2 dhe  Moto3, pasi skuadrat gjendeshin prej disa ditësh në Katar për shkak të pjesëmarrjes në testet dimërore në këtë pistë.

Udhëtimi i shumë italianëve drejt Katarit kishte shtyrë qeverinë në këtë vend që të kërkonte anulimin e garës në një moment kur Italia është një nga vatrat e këtij infeksioni.

Ajo nuk ka pranuar as kur i është propozuar që udhëtimet të organizoheshin me udhëtime çarter, duke sjellë anulimin e plotë të garës. Në një situatë të ngjashme është edhe zhvillimi i garës së dytë, Çmimit të Madh të Tajlandës që është planifikuar më 22 mars, pasi shteti atje ka vendosur shumë masa të rrepta për udhëtimet nga vendet e prekura nga koronavirus, kështu që sezoni i ri i Moto GP pritet të nisë me disa javë vonese ndoshta gara e parë mund të zhvillohet edhe në muajin prill./SS/