Koronavirusi e bën “shtëpiake” Dorinën - Gazeta Express

Koronavirusi e bën “shtëpiake” Dorinën

Rozë

Gazeta Express

03/04/2020 23:56

Modelja shqiptare Dorina Gegiçi po i shfrytëzon ditët e karantinës për të mësuar diçka nga kuzhina

Koronavirusi ka bërë që shumë njerëz në tërë botën të vetizolohen nëpër shtëpitë e tyre, përfshirë këtu edhe modele të njohura.

E ky vetizolim ka bërë që shumë modele të tregojnë aftësi të ndryshe.

Disa në ushtrime fizike, disa duke marrë pjesë në sfidat e vallëzimit me rrjetin social TikTok e disa të tjera edhe duke treguar aftësitë në kuzhinë.

E fundit është Dorina e cila është shfaqur në kuzhinë duke shkruar poshtë fotografisë: Të jesh në kuzhinë është qef.

Dorina përndryshe gjatë muajit shkurt kishte sfiluar në Milano por mandej është kthyer në shtëpi nga Italia dhe tani është vetizoluar shkaku i pandemisë globale, COVID-19. /GazetaExpress/