Koronavirusi dëmton edhe mushkëritë e personave pa simptoma - Gazeta Express
string(59) "koronavirusi-demton-edhe-mushkerite-e-personave-pa-simptoma"

Gazeta Express

02/07/2020 15:55

Koronavirusi dëmton edhe mushkëritë e personave pa simptoma

Gazeta Express

02/07/2020 15:55

COVID-19 manifestohet ndryshe në pacientë të ndryshëm. Disa mund të përjetojnë vetëm simptoma të lehta, ndërsa disa të tjerë përballen me simptoma gati vdekjeprurëse.

Krahas këtyre personave, ekziston edhe nje grup tjetër, të cilët edhe pse të infektuar nuk përjetojnë asnjë lloj simptome. Por kjo nuk do të thotë që ata janë të kursyer pa efektet negative, që virusi ju shkakton në mushkëri.

Lexo Edhe:

Një hulumtim shkencor ka zbuluar se edhe pacientët asimptomatikë, ose njerëzit të cilët nuk tregojnë asnjë simptome të COVID-19, përballen me një dëmtim të mushkërive dhe traktit të frymëmarrjes.

“Ky virus i shkatërron qelizat e mushkërive. Gjatë ekzaminimeve të bëra me njerëz të cilët kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ne kemi parë mushkëri të shkatërruara, të cilat nuk dukeshin si mushkëri të vërteta”, tha Dr. Jon Thogmartin, autor i studimit.

Është me rëndësi të ceket se shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore kanë bërë një zbulim tronditës, sipas së cilit edhe njerëzit asimptomatikë gjithashtu pësojnë dëmtime të rënda në mushëkri. Ata kanë ardhur në një përfundim të tillë pasi ekzaminuan skanimet e disa pacientëve asimptomatikë, dhe vunë re që edhe  këta persona kishin dëmtime të rënda në mushkëri./Gazeta Express