Koronavirusi: Cilat janë simptomat dhe kur duhet të konsultoheni me një mjek? - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

12/03/2020 15:58

Koronavirusi: Cilat janë simptomat dhe kur duhet të konsultoheni me një mjek?

Shneta

Gazeta Express

12/03/2020 15:58

Çfarë është COVID-19?

Ky virus i shfaqur për herë të parë në Wuhan, i takon familjes së koronavirusëve. Sikurse koronaviruset e mëparshëm, edhe ky virus e ka gjenezën nga kafshët.

Cilat janë simptomat e COVID-19?

Virusi mund ta shkaktoj sëmundjen e pneumonisë. Personat e infektuar me këtë lloj virusi përjetojnë simptoma si: kollitje, temperaturë dhe probleme me frymëmarrje. Në disa raste më serioze, mund të shkaktoj dëmtime të organeve. Pasi që kemi të bëjmë me virus, nuk rekomandohet përdorimi i antibiotikëve, ndërsa barnat antivirale, që përdoren për trajtimin e gripit sezonal nuk funksionojnë. Përmirësimi i gjendjes, varet nga sistemi imunitar i individëve.

A duhet të shkojmë tek mjeku nëse kemi kollë?

Në Britaninë e Madhe dhe në disa shtete të tjera, këshilla kryesore është që nëse keni udhëtuar së fundmi nga shtete të afektuara nga koronavirusi, atëherë duhet të qëndroni brenda dhe të shmangni kontaktet me njerëzit e tjerë. Nëse keni kollitje të vazhdueshme, atëherë është mirë që t’i kryeni analizat dhe kontrollet e duhura.

A transmetohet ky virus përmes njerëzve?

Zyrtarët shëndetësorë të shteteve, kanë treguar se transmetimi kryesor i këtij virusi, bëhet përmes njerëzve dhe kontaktit fizik me persona të infektuar.

Sa njerëz janë afektuar deri tani?

Sipas statistikave, deri tani janë mbi 125.000 persona të infektuar në më shumë se 80 shtete të botës. Nga ana tjetër, janë shënuar 4.600 vdekje, 3.000 prej të cilave kanë ndodhur në Kinë. Ndërsa, 68.000  persona të tjerë kanë arritur të shërohen.

Pse duhet të jetë ky virus më i rrezikshëm se virusi sezonal?

Ende nuk dihet me saktësi për rrezikshmërinë e këtij virusi, mirëpo informacionet e pakta dhe të panjohura rreth tij e bëjnë situatën më serioze. Virusi sezonal zakonisht ka një vdekshmëri nën shkallën 1%, dhe shkakton përafërsisht 400.000 vdekje në vit. Një çështje tjetër e panjohur është se sa ngjitës është ky virus. Gjithsesi, larja e vazhdueshme e duarve dhe shmangia e kontaktit me njerëz të infektuar do të shërbej si masë mbrojtëse.

A janë përhapur viruse të tilla më herët?

Sindroma akute e frymëmarrjes, përkatësisht virusi SARS, dhe MERS, ishin dy viruse, të cilat janë përhapur gjatë viteve 2002 dhe 2003 dhe u takojnë familjes së koronavirusëve. SARS kishte infektuar 8.000 persona dhe kishte lënë të vdekur 750, kurse MERS ishte më pak ngjitës dhe i kishte prekur 2.5000 njerëz në tërë botën. /GAZETA EXPRESS