Koronavirusi: Çfarë thotë shkenca për bartjen e maskës - Gazeta Express
string(53) "koronavirusi-cfare-thote-shkenca-per-bartjen-e-maskes"

Koronavirusi: Çfarë thotë shkenca për bartjen e maskës

Gazeta Express

13/07/2020 20:05

Në një kohë që apelohet për mbajtjen e maskës si masë mbrojtëse nga virusi, çfarë thotë shkenca në të vërtetë për maskat?

Një studim i Universitetit të Kembrixhit thotë që edhe maskat bazë shtëpiake mund të zvogëlojnë transmetimin – dhe madje mund të ndihmojnë për të parandaluar një valë të dytë.

Lexo Edhe:

Thuhet që përdorimi i maskave në të gjithë popullsinë do të mbante numrin e riprodhimit COVID-19 (shkalla R) nën një.

Një raport ndërkombëtar i botuar në The Lancet, i cili analizoi të dhënat nga 172 studime në 16 vende, zbuloi se duke veshur një maskë për fytyrën ekziston vetëm një shans 3% për të kapur COVID-19.

Një studim tjetër zbuloi se maskat shtëpiake të fytyrës mund të ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së koronavirusit.

Shtatë lloje maskash për fytyrën u vunë në provë nga Universiteti i Edinburgh, duke përfshirë maska kirurgjikale, respiratorë, mburoja të lehta dhe të rënda për fytyrën dhe maska të bëra me dorë.

Përveç atyre me një valvul, të gjitha mbulesat e fytyrës provuan se zvogëlonin distancën për të paktën 90%.

Sidoqoftë, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka theksuar se maskat “vetëm” nuk do të mbrojnë nga COVID-19.

Ajo thotë se nuk ka prova që veshja e një – qoftë mjekësore ose llojeve të tjera – nga persona të shëndetshëm në komunitetin e gjerë mund t’i parandalojë ata të infektohen me viruse të frymëmarrjes, përfshirë koronavirusin.