Koronavirusi, ambasadori i Shqipërisë në Kinë: Situata e nderë, s'kemi mundësi t'ju paguajmë biletat - Gazeta Express
string(95) "koronavirusi-ambasadori-i-shqiperise-ne-kine-situata-e-ndere-skemi-mundesi-tju-paguajme-biletat"

Koronavirusi, ambasadori i Shqipërisë në Kinë: Situata e nderë, s’kemi mundësi t’ju paguajmë biletat

Gazeta Express

27/01/2020 20:16

Ambasadori i Shqipërisë në Pekin Selim Belortaja ka folur hapur në lidhje me situatën e rëndë që po kalon Kina si dhe i është drejtuar me një thirrje shqiptarëve që jetojnë në shtetin komunist, që biletat e avionëve do duhet t’i blejnë vetë nëse duan të largohen nga koronavirusi.

Përmes një statusi në rrjetin social, Belortaja është shprehur se Ambada e Shqipërisë në Kinë nuk ka mundësi që t’i paguajë biletat shqiptarëve që ndodhen atje.

Lexo Edhe:

“I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kesaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundesine te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh” shkruan ambasadori.

STATUSI I PLOTË:

Sot: për të parën herë qysh nga shpërthimi i epidemisë në Wuhan, MPJ e RP Kinës informoi zyrtarisht krerët e trupit diplomatik. Situata vazhdon e nderë, u theksua mobilizimi i jashtëzakonshëm, transparenca dhe bashkëpunimi me OBSH, por pa ndonjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve. Na u kërkua ruajtje e qetësisë, evitim i çdo paniku që do të ishte siç u shpreh raportuesi .. “më dëmprurës se sa ..vetë virusi”, si dhe besim! U referuan përballje të ngjashme (SARS ne 2003 dhe pastaj epidemi e pandemi te tjera si H5N1, Ebola, etj) nga të cilat Kina ka fituar përvojë dhe do bëjë çmos ta fitojë edhe këtë betejë. Na u njoftuan linjat e komunikimit emergjent në MPJ (për komunikim prej nesh) dhe në vatrën e virusit Hubei (027 -86122256 dhe 027 -87811173). Ndërkohë ende virusi nuk dëshmohet plotësisht i kontrollueshëm dhe i trajtueshëm përderisa shifrat vazhdojnë ngjitjen. Deri më sot raportohen:
• 2,823 raste të konfirmuara infeksioni

• 5,794 raste të dyshuara
• 59 të shëruar
• 81 humbje jetësh.
Provinca e Hubeit me kryeqytet Wuhan ka numrin dërmues të rasteve. Ndërsa Pekini ka 72 raste të konfirmuara, 2 të rikuperuar dhe një rast vdekje.
Thuajse të gjitha provincat kanë raportuar raste dhe në shumicën prej tyre është shpallur gjendja e emergjencës së shkallës së parë. Ndërkohë, përvec Kinës dhe disa vendeve të Azisë, virusi tashmë është shfaqur edhe në kontinente të tjera, përfshirë edhe Europën.
Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë te përsërisim thirrjen pët kujdes, shmangje udhetimesh dhe respektim të udhezimeve e rregullave. Kemi vetëm nje studente në Ëuhan të cilët po bëjme cdo përpjekje ta nxjerrim sadoqë kjo kerkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore -edhe pse nga testi fillestar doli ok! 3 të tjerët, ne dijenine tone janë larguar nga Ëuhani dhe kanë mbrritur ose po mbrrijnë në atdhe! I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnê, punojnë ose thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mailin e ambasadës dhe raportojmë gjendjen dhe adresën. Ndjekim situatën dhe i raportojmë MEPJ. I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kesaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundesine te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh.