“Koronavirus? Frikësohem shumë për Claudian, ajo është në rrezik të vazhdueshëm” - Gazeta Express
string(76) "koronavirus-frikesohem-shume-per-claudian-ajo-eshte-ne-rrezik-te-vazhdueshem"

Gazeta Express

26/03/2020 17:33

“Koronavirus? Frikësohem shumë për Claudian, ajo është në rrezik të vazhdueshëm”

Gazeta Express

26/03/2020 17:33

Nainggolan ka thënë se këto ditë të tmerrshme për gjithë botën për shkak të koronavirusit, po i përjeton më së shumti edhe ai

Bashkëshortja e Radja Nainggolan, Claudia, po lufton prej 6 muajsh me sëmundjen e vështirë të kancerit dhe në këto momente të emergjencës, për shkak të Koronavirusit, bën pjesë në shtresat që mund të kenë pasoja të rënda për jetën, nëse preken nga ky virus.

Lexo Edhe:

Ish futbollisti i Romës dhe Interit thotë se është duke u frikësuar më së shumti për gruan, se mos e merr virusin nga ai, teksa i duhet kohë pas kohe të dalë dhe të blejë gjëra për shtëpi.

“Claudia pa dyshim që ka një sistem imunitar të dobësuar. Shpresoj që e gjitha kjo të kalojë, sepse ajo është në rrezik të vazhdueshëm”, shprehet mesfushori i Cagliarit, i cili është i shqetësuar për shëndetin e bashkëshortes së tij.

“Terapitë janë shtyrë dhe po evitojmë spitalet. Kam frikë për të, më duhet ta pranoj. Kam frikë se mos infektohem, nëse dal të bëj pazar, dhe ia kaloj asaj virusin. Claudia ka lënë pas periudhën më të vështirë të sëmundjes, tani është në fazën e ruajtjes nga marrja e infeksioneve”.

Italia është vendi më i goditur në Europë me mbi 74 mijë të prekur dhe mbi 7 mijë të vdekur nga COVID-19. /Gazeta Express/