Filharmonia e Kosovës mbanë koncertin e radhës në Prishtinë, më 19 qershor nga ora 20:00 në Kishën Shën Ndou.
Kori i Filharmonisë së Kosovës rikthehet me koncert në Prishtinë nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla. Me një repertor të shtrirë nga baroku deri tek muzika bashkëkohore, duke përfshirë vepra nga J. M. Bach e deri te L. Biggs, koncerti organizohet me rastin e organizimit të konferencës ekonomike Kosovë – Portugali.
/Express