Kori i Filharmonisë mbyll shfaqjet për këtë vit para publikut slloven - Gazeta Express
string(69) "kori-i-filharmonise-mbyll-shfaqjet-per-kete-vit-para-publikut-slloven"

Arte

Gazeta Express

09/12/2024 14:52

Kori i Filharmonisë mbyll shfaqjet për këtë vit para publikut slloven

Arte

Gazeta Express

09/12/2024 14:52

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të përmbyllë aktivitetin për vitin 2024 me koncert në Lubjanë, Slloveni.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e Korit përpara publikut slloven. Nën drejtimin e Baki Jasharit, Kori do të interpretojë në pjesën më të madhe të koncertit vepra nga kompozitorë nga Kosova dhe Shqipëria, si: Lorenc Antoni, Rafet Rudi, Mendi Mengjiqi, Baki Jashari, Vasil S. Tole, dhe Hajrullah Syla. Programi do të përfshijë gjithashtu krijime nga kompozitorë ndërkombëtarë, si: Eric Whitacre, Ambrož Čopi, Vytautas Miškinis, Laura Jēkabsone, dhe Jake Runestad.

Lexo Edhe:

Koncerti do të mbahet në Sallën “Marjan Kozina” të Filharmonisë Sllovene në Lubjanë, duke filluar nga ora 19:30.