Korenica në "Favorit": E kam pritur ftesën nga Kosova, por e pranoj zgjedhjen e trajnerit - Gazeta Express
string(85) "korenica-ne-favorit-e-kam-pritur-ftesen-nga-kosova-por-e-pranoj-zgjedhjen-e-trajnerit"

Futboll

Gazeta Express

16/03/2025 21:52

Korenica në “Favorit”: E kam pritur ftesën nga Kosova, por e pranoj zgjedhjen e trajnerit

Futboll

Gazeta Express

16/03/2025 21:52

Futbollisti kosovar, Meriton Korenica ishte në lidhje direkte në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Korenica nuk u ftua nga Kosova për dy ndeshjet e play-offit në Ligën e Kombeve, e cila ngjalli një debat të madh, shkruan Gazeta Express.

E Korenica foli rreth kësaj, duke thënë se e ka pritur ftesën, por që e pranon zgjedhjen e trajnerit.

“Normal e kam prit ftesën, por gjithmonë e kam pranuar zgjedhjen e trajnerit. Mua më mbetet vetëm me punu hala me shumë edhe me tregu formën më të mirë. Vetëm i dëshiroj suksese dhe shpresoj në këto dy ndeshje për kualifikim. Ka shumë vite që e kam pranu zgjedhjen e trajnerit, por nuk jam ankuar. Unë e kam kryer punën time. Kam qenë gjithmonë i gatshëm dhe gjithmonë do të jem. Ftesën për kombëtare e ka prit edhe klubi”, tha Korenica.

Advertisement
Advertisement
Advertisement